Një vajzë jetime u bë një snajper adoleshente në konfliktin e përgjakshëm në Ukrainën lindore - para se të fitoi një konkurs bukurie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Olga Shishkina, 21 vjeçare, u bë vullnetare për të luftuar për forcat pro-Putin dhe tha se ajo duhej të luftonte për pranim pasi fillimisht dyshohej si një spiune ukrainase.


ss2 2

Por, siç thuhet tutje, ajo u bë një nga vrasësit më vdekjeprurës, duke goditur një objektiv nga pothuajse 1200 metra larg.

Megjithatë, ajo nuk ka treguar se është penduar për viktimat.

ss3 2

Duke folur për herë të parë rreth të qenit në vijën e frontit në luftën civile që preku Europën Lindore, ajo tha: "Unë nuk kam vrarë njerëz, nuk është e saktë ta them në këtë mënyrë”.

"Për ne, snajperët, ata nuk janë njerëz. Ata janë objektiva. Unë i qëlloj objektivat e gjalla dhe shumë shpesh, këta janë armiq. Unë nuk mendoj për ata që unë qëlloj”.

ss4

Ajo po luftonte për të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut, një rajon i shkëputur i Ukrainës i mbështetur nga Putini.

Megjithatë, së fundmi ajo është futur në një garë bukurie, të quajtur “Zonjusha e Republikës”, në të cilën thuhet të ketë fituar edhe një çmim. /Telegrafi/