Më 17 janar 2002, ish-deputeti i LDK-së, Smajl Hajdaraj, u vra në hyrje të banesës së tij në Pejë, një ngjarje që mbetet një prej vrasjeve më tronditëse të pasluftës në Kosovë. Dy ditë para vrasjes, një person iu afrua bashkëshortes së tij dhe i kërkoi të ndizte cigaren në flakën e qiririt.
Një prej vrasjeve më tronditëse të pasluftës në Kosovë ndodhi saktësisht 22 vjet më parë, më 17 janar 2002, kur ish-deputeti i LDK-së, Smajl Hajdaraj, u qëllua për vdekje në hyrje të banesës së tij në Pejë.
Dy ditë para vrasjes, bashkëshortja e tij e priste në hyrje të banesës me një qiri në dorë, për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.
Në emisionin “Mendje Kriminale”, djali i tij, Shpëtimi, tregoi se një person iu afrua nënës së tij (gruas së Smajlit) dhe i kërkoi të ndizte cigaren në flakën e qiririt. Pasi Smajl Hajdaraj arriti në vendin e ngjarjes, personi u largua shpejt duke u ngjitur shkallëve.
“Porsa vjen Smajli ai largohet hypë shkallëve përpjetë sepse banesa i kishte pesë kate. Edhe Smajli e pyet nënën a e njofte këtë person thotë jo, hera e parë që po e shoh. Ti a e njofte Smajl, ky i thotë jo se njofta, por po e di që për mua kanë ardhur, këtë fjalë ja thotë”, ka thënë djali i Smajl Hajdarajt në “Mendje Kriminale”.

Shpetim Hajdaraj
Më 17 janar, rreth orës 20:00, Smajl Hajdaraj u vra me 11 plumba nga dy armë në hyrje të banesës së tij. Shpëtimi tregoi se prita ishte organizuar në errësirë nga dy persona që e prisnin në hyrje të ndërtesës.
“Duke hyrë brenda në hyrje të banesës aty kishte qenë prita e organizuar, dy persona në hyrje ishte terr, si ka hyrë në hyrje si i ka kalu 3-4 shkallë prej pllatos për me hy, si ka hy aty ata dy persona kanë qenë në pritë, edhe aty ka ndodhur vrasja”, ka thënë Shpetimi.
“Nuk është pa por vetëm i ka dëgjuar krismat, edhe menjëherë si i dëgjon krismat zbret te poshtë e thotë një fjalë “uu Smajl a të vrajtën, faktikisht e ka ditur se është Smajli”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet