LAJMI I FUNDIT:

Vranë 24-vjeçarin për pazaret e drogës, arrestohen babë e bir në Belgjikë

Vranë 24-vjeçarin për pazaret e drogës, arrestohen babë e bir në Belgjikë

Dy qytetarë nga Shqipëria janë arrestuar në Belgjikë për vrasje. Andi. A, 46 vjeç dhe Antonio A, 20 vjeç babë e bir, akuzohen se kanë vrarë Migelvio Veldvijk.

Ngjarja ka ndodhur në muajin tetor të këtij viti në qytetin bleg të Limburgu-t.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur pas shkak të pazareve të drogës mes shqiptarëve dhe 24-vjeçarit Veldvijk.


Viktima ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë të mitur dhe do të takohej për pazare droge me dy shqiptarët.

Sipas mediave belge, Veldvijk ka debatuar me një prej shqiptarëve dhe më pas e ka sulmuar fizikisht. Në këtë moment, një prej shqiptarëve ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë ndaj 24-vjeçarit. Viktima është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia nuk dha detaje se cilat janë provat që akuzojnë shqiptarët, por në raportimet e mediave belge thuhet se identifikimi i tyre u bë në bazë të dëshmitarëve në ngjarje, si dhe dy të miturve që ishin me viktimën natën e vrasjes.

24-vjeçari që humbi jetën ishte rritur në Holandë dhe prej disa vitesh jetonte në Belgjikë. Në dosjet e policisë ai figuronte i ndaluar disa herë për shkelje të lehta ligjore, njofton Euronews Albania.