LAJMI I FUNDIT:

Votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare në Kuvend

Votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare në Kuvend

Me 104 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar përbërjen e Komisioneve Parlamentare.

Kjo seancë plenare ishte thirrur pikërisht për të votuar për përbërjen e Komisioneve Parlamentare.

Ndryshe, shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit kishte bërë të ditur ditë më parë se Grupi Parlamentar i LVV-së do të udhëheq me 7 komisione nga 14 gjithsejtë.


“Grupi parlamentar i LVV-së do të kryesojë me komisionin për buxhet punë dhe transfere, komisionin për legjislacion mandate dhe imunitete, komisionin për punë të jashtme, komisionin për arsim, shkencë, teknologji dhe ndërmarrësi, komisionin për bujqësi, komisionin për shëndetësi, si dhe komisionin për qeverisje lokale”, kishte thënë Kusari-Lila.

Nga 14 Komisione Parlamentare, LVV do të udhëheq me shtatë prej tyre
Lexo po ashtu Nga 14 Komisione Parlamentare, LVV do të udhëheq me shtatë prej tyre

“Ndërkaq nënkryetar do të kemi në komisionin për të drejta dhe interesat e komuniteteve, komisionin për integrim evropian, komisionin për ekonomi, komisionin për industri, ndërmarrësi e tregti, komisionin për çështje të sigurisë, komisionin për të drejtat e njeriut, komisionin për financa publike, dhe komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se në këto komisione LVV do të jetë e përfaqësuar nga 5 deputetë, dy do të jenë nga PDK, një nga LDK, një nga Lista Serbe dhe një nga 6+.

Kusari-Lila shtoi se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të premten në orën 10:00, ku do të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe formimi i komisioneve. Ndërsa votimi për zgjedhjen e presidentit, deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se do të bëhet në një seancë tjetër për të cilën ende nuk është bërë e ditur kur do të mbahet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori