LAJMI I FUNDIT:

Votimi me postë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit

Votimi me postë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar me postë për zgjedhjet parlamentare.

Sipas njoftimit, të gjithë ata që janë të regjistruar për votim jashtë Kosovës, duhet të dërgojnë fletëvotimet në kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ose jashtë saj, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë.

Hapi 1: Plotësimi i fletëvotimit


Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin nga lidhja e dhënë.

Në anën e majtë të fletëvotimit do të gjeni listën e subjekteve politike. Zgjidhni një subjekt politik dhe në anën e djathtë mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.

Pas plotësimit, paloseni fletëvotimin dhe vendoseni brenda një zarf dhe mbylleni.

Hapi 2: Dërgimi i fletëvotimit

Printoni dëftesën e regjistrimit që keni marrë përmes email-it gjatë regjistrimit.

Vendosni fletëvotimin e mbyllur dhe dëftesën e regjistrimit brenda një zarfi të dytë.

Mbi zarfin e dytë, shkruani adresën e kutisë postare të KQZ-së dhe vendosni një pullë postare.

Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.

“Kujdes! Fletëvotimi duhet të jetë individual dhe nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes.

Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar. Për ndihmë dhe informacione shtesë, mund të kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së përmes WhatsApp dhe Viber në numrin: +383 46 61 00 61”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga sot e deri më 8 shkurt, mbi 100 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori