Arrijnë mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora - ato do të ruhen me kamera

2021/02/11-8.jpg

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora.

Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së, bëri të ditur se të gjitha fletëvotimet do të ruhen në Ministrinë e Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt, transmeton Telegrafi.


“Kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora, të gjitha do të ruhen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt, pastaj do të bëhet transferimi i tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, ku do të bëhet vlerësimi i tyre”, tha ai.

Gjithashtu, Ahmetaj theksoi se do të vendosen kamera në ambientet ku do të ruhen fletëvotimet nga diaspora.

3 20  1

Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt. KQZ ditë më parë ka njoftuar se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë. /Telegrafi/

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat