Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha, kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje si dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera sot kanë dërguar një ankesë në PZAP, për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Berisha në një prononcim për media ka bërë të ditur se pjesë e ankesës janë edhe pesë parti tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Berisha gjithashtu tha se është i bindur që vendimi i PZAP do të jetë në të drejtën e tyre.
“Sot jemi duke e kryer obligim tonë ligjorë, bashk me pesë partitë e komuniteteve. Jemi duke e ushtruar të drejtën tonë ligjore, pasi mendojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur orkestrim të votave. Po e ankimojmë partinë Iniciativa Rome (RI). Pretendimi jonë është që dy të zgjedhurit janë përfaqësues romë, por 95.5 për qind janë të zgjedhur nga komuniteti serb. Kemi fakte që e kemi dorëzuar ankesën tonë në PZAP. Jemi te bindur që PZAP-ja do të vendos në të mirën tonë”, ka thënë Berisha.

Edhe Duda Balje në një prononcim për media tha se ankesa e dorëzuar sot në PZAP do të marr rrugën e vet në të drejtën e tyre.
“Kemi dorëzuar ankesën në PZAP për të cilën mendojmë që kemi të drejtë. Falënderoj IKD-në për ndihmë juridike. Jemi të sigurt që drejtësia do të marrë rrugën e vet. Mendojmë që në këtë disa deputetë nuk janë votuar nga komuniteti që ata janë”, ka thënë Balje.
Sipas saj, nëse PZAP-ja nuk vendos në të drejtën e tyre, atëherë ata janë të vendosur që ta dërgojnë ankesën e tyre në Gjykatën Supreme e deri në Kushtetuese.
“Më pas do të shkojmë në gjykatën supreme dhe jemi të gatshëm të shkojmë deri në Gjykatën Kushtetuese. Po kërkojmë anulimin e votave serbe që kanë votuar boshnjakët”, tha ndër të tjera Balje.

Ndërsa kryetari i Partisë së Bashkuar Rome të Kosovës, Albert Kinolli tha se janë të dëmtuar në këtë proces zgjedhor.
“Jemi të dëmtuar në këtë proces, pasi është vullneti i lirë i qytetarëve. Me këto rezultate përfundimtare sa i përket iniciativës rome nga Graçanica janë zgjedhur në mënyrë jo ligjore. Besojmë që ankesa jonë nuk do të has në vesh të shurdhër, do të has në drejtimin e duhur”, tha ai.
Ish-deputeti Fitim Draka, tha se komunitetet joserbe janë të dëmtuara nga ky proces zgjedhor nga manipulimi i votave.
“Ne sot ushtruam obligimin tonë dhe të drejtën tonë kushtetuese që të ankohemi, sepse kemi konstatuar të gjitha subjektet politike që jemi të dëmtuar në këtë proces sepse është shkelur vota e qytetarit. Besojmë që kjo kërkesë e jona nuk do has në vesh të shurdhër dhe drejtësia do bie në vend”, tha ai.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj tha se komuniteteve jo shumicë ju kanë ofruar ndihmë juridike falas.
Ai tha se në bazë të gjetjeve të tyre, përafërsisht janë 10 mijë vota që kanë kaluar nga komuniteti serb tek dy partitë të komunitetit jo shumicë.

“Qendra për ndihmë Juridike falas të Institutit të Kosovës për Drejtësi në kuadër të mandatit të saj ka ofruar ndihmë juridike falas për komunitet jo shumicë në Kosovë, për të cilat konsiderojmë që në bazë të ankesës që kemi përgatitur kemi shkelje të vullnetit të qytetarëve të komunitetit jo shumicë në Kosovë. Kemi një manipulim të orkestruar nga ana e Listës Serbe me disa parti politike boshnjake dhe rome. Në bazë të asaj që kemi gjetur janë afërsisht 10 mijë vota që kanë kaluar nga komuniteti serb tek dy partitë të komunitetit jo shumicë. Në rend të parë e cenojnë rendin kushtetues dhe juridik në Kosovë por çka është më e rëndësishme e cenon rëndë legjitimitetin e përfaqësuesve të popullit që duhet ti përfaqësonin komunitetet jo shumicë në vend”, ka thënë Miftaraj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët