LAJMI I FUNDIT:

Votat e Barabarta: Në Asamble komunale hyn i rendituri më lart në listën e partisë

Votat e Barabarta: Në Asamble komunale hyn i rendituri më lart në listën e partisë
Foto: Ilustrim/Arkiv

Rëndësia e numrit rendor në listën e kandidatëve për Asamble po del të jetë shumë e rëndësishme në Komunën e Kamenicës.

Dy kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Shefik Kastrati dhe Blerim Murina, kanë marrë numër të njëjtë të votave në zgjedhjet e 22 tetorit, nga 195 vota secili. Por, pas rezultateve zyrtare, vetëm Shefik Kastrati ka arritur të marrë ulëse në Asamblenë komunale të Kamenicës.

Një vendim i KQZ-së, të cilin e ka siguruar KALLXO.com e që është nxjerrë me datën 8 të këtij muaji, thotë që ulësen e asamblistit e fiton kandidati që është i renditur më lartë në listën e certifikuar.


“Nëse kandidatët brenda një subjekti politik kanë numër të barabartë të votave, atëherë mandatin do ta fitojë kandidati me numër rendor më të lartë i renditur, në bazë të listës së certifikuar”, thuhet në pikën 2 të këtij vendimi.

Asamblisti i zgjedhur, Shefik Kastrati, në listën zgjedhore të kandidatëve për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kishte pasur numrin rendor në listë 4, ndërsa kandidati tjetër, Blerim Murina, që merr numër të njëjtë të votave kishte qenë i renditur si i nënti.

Në balotazhin e 19 nëntorit qytetarët e Kamenicës do të zgjedhin mes Qendron Kastratit të Vetëvendosjes dhe Shaip Surdullit të LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori