Nisja e seancës së Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë së re nuk ka filluar ende, megjithëse njoftimi paraprak ishte bërë për orën 10:00.

Deri tani, shumica e deputetëve kanë hyrë në sallë dhe po presin fillimin e seancës.


Megjithatë, mandatari për kryeministër, Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk kanë hyrë ende në sallë.

Përveç tyre, mungojnë edhe disa deputetë të tjerë, përfshirë deputeten Duda Balje.

Situata tregon se fillimi i votimit për qeverinë mund të vonohet ende, ndërkohë që pritet që të gjitha palët të jenë prezent për të nisur procedurat zyrtare.

Siç duket Kurti po tenton që me deputetë të caktuar t’i sigurojë 61 votat e nevojshme. /Telegrafi/