LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon i quajti sulme të pista të orkestruara nga robotë qeveritar, i reagon Kryeziu: Mos mbështetni teoritë konspirative ndaj një qeverie demokratike

Von Cramon i quajti sulme të pista të orkestruara nga robotë qeveritar, i reagon Kryeziu: Mos mbështetni teoritë konspirative ndaj një qeverie demokratike

Një fushatë linçuese u tha se është nisur në internet kundër Gjorgje Bojoviq, këshilltar i raportueses për Kosovën në Parlamentin Evopian, Viola von Cramon.

Bojoviq ka bërë të ditur se përmes një numri postimesh, kryesisht nga Kosova, ka filluar një fushatë e koordinuar online kundër tij, ku thuhet se ai i ka mohuar krimet e kryera në vitet ’98-’99 dhe se nuk është i përshtatshëm të jetë këshilltar i Viola von Cramonit, “si spiun rus/agjent serb”.

E një gjë e tillë ka shkaktuar reagime të shumta në plaftormën “X”.


Madje në këtë gjë u përfshi edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se se “Ky linçim i organizuar kundër aktivistëve të shoqërisë civile në Kosovë dhe miqve të Kosovës nëpër rrjetet sociale është i papranueshëm. Është cenim i fjalës së lirë dhe vlerave mbi të cilat jemi përkushtuar të ndërtohemi si shoqëri”.

E raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon e falënderoj ish-presidenten Jahjaga për siç tha ajo “fjalët tuaja të qarta”.

Këshilltari i Viola von Cramon u kritikua se mohoi gjenocidin serb në Kosovë – reagon Cramon dhe vetë këshilltari i saj
Lexo po ashtu Këshilltari i Viola von Cramon u kritikua se mohoi gjenocidin serb në Kosovë – reagon Cramon dhe vetë këshilltari i saj

“Ky është pikërisht toni se si kisha përjetuar se shumë njerëz të zgjuar dhe me ndikim në Kosovë ndërtuan shoqërinë e tyre. Shpresojmë që këto sulme personale të pista dhe të pajustifikuara të orkestruara nga disa robotë qeveritarë do të tejkalohen së shpejti”, shkroi Von Cramon në “X”.

Por kjo deklaratë e saj shkaktoi edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu në “X” i ka reaguar eurodeputetes Von Cramon.

Kryeziu ka shkruar se i mohojnë akuzat e bëra nga eurodeputetja.

“Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar trollët në internet. Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon,  me të cilën ne komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori