LAJMI I FUNDIT:

Volvo Trucks lider në tregun e kamionëve elektrikë në Evropë

Volvo Trucks lider në tregun e kamionëve elektrikë në Evropë

Statistikat e reja tregojnë se me një prezencë prej 42 për qind në treg, Volvo Trucks është lider i mjeteve të rënda, pra në kategorinë e kamionëve plotësisht elektrik në Evropë gjatë vitit 2021.

Kompania e cila vitin e kaluar pranoi porosi nga e mbarë bota, përfshinte edhe letrën me të cilën konfirmohej kërkesa për blerjen e 1.100 kamionëve elektrikë, transmeton Telegrafi.

Industria ndërkombëtare e transportit po kalon nëpërmjet një tranzicioni dhe po shkon drejt një transporti më të qëndrueshëm – pasi që shitja e kamionëve elektrike me bateritë me kapacitete të mëdha – tani mund t’i shohim në trafik po thuajse në çdo metropol të botës.


Statistikat e grupit për analizë tregu, IHS Markit, tregon se gjatë vitit të kaluar në Evropë janë regjistruar 346 kamionë elektrikë (16 tonë), që është një rritje prej 193 për qind në raport me një vit më parë.

Në këtë sasi Volvo Trucks prin më 42 për qind, duke u bërë edhe lider në treg. Vendet evropian janë ato që kanë regjistruar më së shumti kamionë elektrikë – siç është Zvicra, Norvegjia, Suedia dhe Holanda. /Telegrafi/