LAJMI I FUNDIT:

Volejboll, kombëtarja shqiptare e femrave, e dyta në kualifikuese

Volejboll, kombëtarja shqiptare e femrave, e dyta në kualifikuese

Kombëtarja shqiptare e volejbollit të femrave e mbylli me një bilanc pozitiv fazën e parën të kualifikueseve për Ligën Evropiane.

Në përfundim të tri sfidave të zhvilluara në “Feti Borova”, volejbollistet kuqezi shënuan dy fitore dhe një humbje. Bjellorusia ishte viktima e dytë e kombëtares shqiptare, që e fitoi me përmbysje këtë ndeshje 3-1, pas një lufte të fortë sportive, transmeton Top Channel.

Bjellorusia fitoi setin e parë 25-22, por kundërpërgjigjja e Shqipërisë ishte e menjëhershme, teksa fitoi setin e dytë po 25-22. Rivaliteti ishte i madh edhe në dy setet e tjerë, ku i treti rezultoi të ishte edhe më dramatiku, pasi kombëtarja shqiptare e fitoi atë 26-24, ndërkohë që seti katërt u mbyll 25-23 për volejbollistet tona.


Në përfundim të kësaj faze, Shqipëria e sheh veten në vendin e dytë me 6 pikë, pas Finlandës me 9 pikë të plota. Javën e ardhshme do të zhvillohet faza e dytë e këtyre kualifikuese dhe këtë radhë ndeshjet do të luhen në Bjellorusi.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori