Fadil Vokrri i Kosovës dhe Davior Suker i Kroacisë e kanë përcjellë së bashku ndeshjen Skënderbeu – Dinamo Zagreb.

Të dy kohë më parë patën shprehur dëshirën për një ndeshje miqësore por rregullat e FIFA-s karshi FFK-së ka bërë që kjo ndeshje të mos zhvillohet, transmeton Telegrafi.


Suker është zgjedhur së fundmi edhe pjesë e komitetit ekzekutiv të UEFA-s dhe Vokrri mund të ketë shpalosur ndonjë nga hallet e futbollit kosovar.

Së bashku me të dy ishte edhe menaxheri kosovar Hashim Vitia. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app