Një foshnje që kishte lindur me zemrën jashtë trupi, është duke u përgatitur që të rikthehet në shtëpi.

Vanellope Hope Wilkins, që kishte lindur në nëntor të vitit të kaluar, i ishte nënshtruar tri ndërhyrjeve kirurgjikale që t'ia rikthejnë zemrën në gjoks në një spital në Leicester të Anglisë, transmeton Telegrafi.


Ajo vuante nga një sëmundje e rrallë e quajtur ectopia cordis, që vetëm disa në miliona fëmijë të porsalindur  preken nga kjo sëmundje.

Prindërit e saj kanë vendosur ta rikthejnë në shtëpi, por ata duhet të trajnohen nga mjekët se si duhet të veprojnë në rast se gjendja e saj shëndetësore përkeqësohet. /Telegrafi/