Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:35, në rrugën “UÇK”.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte vjedhur nga një market produkte ushqimore në vlerë rreth 80 euro”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/