LAJMI I FUNDIT:

Vodhi një iPhone në një lokal – policia në kërkim të dyshuarit nga Prizreni

Vodhi një iPhone në një lokal – policia në kërkim të dyshuarit nga Prizreni

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren – Veri është duke zhvilluar hetime për një rast vjedhje të ndodhur më 25 maj 2024, në restorantin “Korabi” në lagjen Arbana në Prizren.

Rreth orës 01:40, një person ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një telefon mobil “iPhone” me vlerë 450 euro dhe është larguar nga lokali.

Nëpërmjet video regjistrimeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet i dyshuari duke marrë telefonin nga banaku, duke e futur në xhepin e majtë të pantallonave dhe më pas duke paguar dhe u larguar nga vendi i ngjarjes.


Nga hetimet e deritanishme, është siguruar një fotografi e dyshuarit, por deri më tani nuk është arritur të identifikohet.

Për ndriçimin e rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar publikimin e fotografisë së dyshuarit në mediumet televizive dhe ato sociale, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar personin në fjalë.

Policia e Kosovës fton çdo qytetar që mund të ketë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit, të raportojnë në numrin e urgjencës 192, në faqen zyrtare të Facebook-ut të Policisë së Kosovës, ose në çdo stacion policor në Kosovë. /Telegrafi/