Vodhi kuletën me 1100 euro, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të miturin në Gjakovë, pasi dyshohet se kishte vjedhur portofolin me 1100 euro në shtëpinë e viktimës.
Rasti ka ndodhur më 18 shtator në ora 15:00, në rrugën “Ahmet Korenica”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte vjedhur portofolin me 1100 € në shtëpinë e viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































