LAJMI I FUNDIT:

I vodhi celularin turistit amerikan, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

I vodhi celularin turistit amerikan, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Policia në Vlorë ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili i ka vjedhur celularin një turisti amerikan.

“U arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 34 vjeç, banues në Vlorë, sepse më datë 13.02.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, i ka vjedhur celularin një turisti amerikan.”

Pas reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit, si dhe sekuestrimi i celular të vjedhur.


Po ashtu ka përfunduar në pranga një 52-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur disa herë para në një lokal në qytetin bregdetar.

“Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe administrimit të pamjeve filmike që dokumentojnë veprimtarinë kriminale, u ndalua shtetasi L. Gj., 52 vjeç, banues në Fier”, njofton policia.

Grabitësi në fjalë dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur para (në total 100 000 lekë), në lokalin e shtetasit me iniciale L. C.