Vllaznia e Shkodrës ka barazuar në Reykjavik, në udhëtim te Valuri me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja kthyese do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, pas një jave, ku skuadra shqiptare do të kërkojë kualifikimin.


Gudmundur Tryggvason i dha islandezëve epërsinë 1-0 me golin e minutës së 12-të.

450654323 1010855281049150 7785180579036599157 n

Ardit Krymi i barazoi shifrat për Vllazninë në minutën e 23-të për 1-1.

Nga minuta e 81-të, Vllaznia mbeti pa Ardit Deliun që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por, vetëm katër minuta më vonë, Kevin Dodaj e shënoi golin për epërsinë e Vllaznisë prej 2-1.

450710794 1010855324382479 6404429787693896097 n

Mungesën e një futbollisti e shfrytëzuan vendësit, që shënuan në minutën e nëntë të kohës shtesë për 2-2 me Lukas Heimisson. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app