LAJMI I FUNDIT:

Vllatko Gjorçev në IRI në Uashington: OBRM-PDUKM do të bashkëpunojë fuqishëm me SHBA-të

Vllatko Gjorçev në IRI në Uashington: OBRM-PDUKM do të bashkëpunojë fuqishëm me SHBA-të

Sekretari ndërkombëtar i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev u takua me Jan Eric Surotchak, drejtorin e ri të IRI-it për strategjinë transatlantike dhe drejtorin aktual të IRI-it për në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjorçev e njoftoi bashkëbiseduesin me situatën aktuale politike në Maqedoni pas përfundimit të referendumit të pasuksesshëm më 30 shtator. Qytetarët mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por është e qartë se në mesin e njerëzve ka mosbesim të madh drejtë politikave të Zoran Zaevit.

Gjorçev shtoi se treguesit ekonomikë po përkeqësohen, së bashku me persekutimin politik dhe lirinë e medias, si dhe prapambetjen e përgjithshme të Maqedonisë në shumë fusha.


Gjithashtu, Gjorçev falënderoi për bashkëpunimin e gjatë dhe ndihmën e IRI-it për OBRM-PDUKM-në, e cila ka ekzistuar për 25 vjet.

OBRM-PDUKM do të vazhdojë të bashkëpunojë me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe me Partinë Republikane, si pjesë e partneritetit strategjik të Maqedonisë me Shtetet e Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, OBRM-PDUKM do të vazhdojë të nxisë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me NDI-në dhe Partinë Demokratike, sepse marrëdhëniet politike me Shtetet e Bashkuara janë përtej kornizës së partive dhe mbahen pa marrë parasysh se kush është qeveria apo në opozitë në të dyja vendet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori