VLEN: Shëndetësia nuk është më në “vdekje klinike”, po përmirësohen kushtet dhe është siguruar buxhet më i madh

Nga koalicion VLEN në një komunikatë për media, kanë deklaruar se ata me Arben Taravarin në krye të ministrisë së Shëndetësisë po sjellin ndryshime në shëndetësi.
Sipas tyre shëndetësia tashmë është transformuar dhe nuk është në “vdekje klinike”.
“Falë ministrit Arben Taravari, Klinika Infektive, pas dekadash të lëna në harresë, është rikonstruktuar dhe pajisur me teknologjinë më moderne. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, kati i parë është transformuar në një hapësirë të denjë për pacientët dhe personelin mjekësor.
Risitë kryesore që nuk kanë qenë deri dje por që sot janë të mundshme në këtë Klinikë. Analizator i automatizuar për diagnostikë molekulare – i vetmi në rajon për PCR, CRP dhe HPV. Aparat për aspirim – plotësisht i automatizuar, i pari i këtij lloji në shtet. Pajisje shtesë: EHO, elastografi ultrasonografike, gastroskop, bronkoskop, gjenerator.
Kujtojmë që, Klinika Infektive është një shembull i menaxhimit të suksesshëm dhe efikas. Prandaj, me po të njëjtin ritëm të punës e angazhimit do të punohet edhe në Klinikat tjera për të vetmen arsye që qytetarëve tanë t’i ofrojmë shërbime shëndetësore sa më cilësore. Shëndetësia në vendin tonë që kur VLEN është pjesë e qeverisë dhe udhëheqë me dikasterin e shëndetësisë është zgjuar nga “vdekja klinike”. Por, akoma duhet të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimit të rëndë në mënyrë që të rregullohet plotësisht ky sistem”, thonë nga VLEN.
Sipas tyre kjo qeveri është përkushtuar në reforma dhe përmirësim të kushteve.
“Fillimi i realizimit të reformave të shumëpritura solli shpresë. Përpjekja për përmirësim ka ndikuar te pacientët, mjekët dhe i gjithë stafi mjekësor, si dhe te administratorët. Shëndetësia gjatë viteve të kaluara kishte humbur jo vetëm reputacionin e besimin, por edhe cilësinë e shërbimeve më të ndjeshme ndaj pacientëve.
Shëndetësia si hallka më e rëndësishme e funksionimit të një shteti në vendin tonë kishte kohë që kishte çaluar. Sepse, nuk investohej aspak, pra, ishte krijuar një sistem i keq i funksionimit, ku shëndetësia lihej në mjerim e politikanët mjekoheshin jashtë vendit. Kjo praktikë do të marrë fund me qeverisjen e re, Qeverinë VLEN, sepse ne po përkushtohemi të përmirësojmë sistemin e tërë shëndetësor. Institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet më të madh për 100 milionë euro. Me çka buxheti i këtij viti në institucionet publike shëndetësore do të jetë rreth 540 milionë euro. Por kjo nuk është e gjitha. Kujtojmë se pas shumë viteve është përmirësuar lista pozitive e ilaçeve me 9 ilaçe të reja. Dhe, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut do të punësohen 1.200 specializantë të ri me vendime me çka do të plotësohet personeli mjekësorë me qëllim që qytetarët të marrin shërbime sa më cilësore shëndetësore”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja