VLEN: Plani Operativ 2025 për punësim po jep rezultate

VLEN në një kumtesë për media thotë se Plani Operativ për Punësim 2025 po jep rezultate dhe se të rinjtë marrin guxim dhe aplikojnë për të nisur bizneset e tyre.
Nga VLEN thonë se me Besar Durmishin në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ky plan po e orienton mbështetjen aty ku prodhon më shumë ndryshim.
"Te të rinjtë dhe te gratë. Vetëpunësimi, vetëpunësimi në partneritet, punësimi i subvencionuar dhe trajnimet profesionale po kthehen në mundësi konkrete për punë dhe pavarësi ekonomike. Edhe të dhënat e konfirmojnë qartë drejtimin 86,5 për qind e përfituesve janë të rinj. Kjo tregon se rinia kërkon shans real dhe kur politika ia hap derën, ajo nuk heziton".
"Kjo është qasja e VLEN-it. Politika të kapshme dhe të zbatueshme, që u japin njerëzve mjetet për ta ndërtuar jetën këtu, në vendlindje. Kjo politikë nuk ndalet. Edhe në vitin 2026 vazhdon me rreth 40 milionë euro të planifikuara për programet aktive dhe masat e punësimit. VLEN punon që e ardhmja të ndërtohet këtu, në vendlindje", thonë nga VLEN./Telegrafi/




















































