Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit, duke thënë se kreut të integristëve më nuk i beson askush.
Nga VLEN thonë se kanë zbuluar skandalet e BDI-së, përfshirë këtu dhe aferat korruptive të personave që janë pjesë e Frontit Europian.
Reagimi i plotë:
Loja e ndyrë mbi kurrizin e shqiptarëve, e orkestruar nga klika e kriminalizuar e BDI-së, e cila vendosi “mina” në çdo segment të sistemit të shtetit gjatë sundimit të saj 22-vjeçar, tani është plotësisht e kuptuar nga shqiptarët.
Nga Dhoma e njohur 161 në Kuvend, ku për të mbajtur pushtetin, të ashtuquajturit “Front Evropian” i ofruan OBRM-PDUKM-së koalicion me katër ministri dhe pa kryetar Kuvendi, deri te pritjet tensionuese nëpër korridore për të hyrë në qeveri, nxori në pah se loja e BDI-së për keqpërdorime është si për të xhiruar një film hollivudian.
Interpelanca kundër Afrim Gashit, e iniciuar nga trinomi Levica-BDI-LSDM, së bashku me Ligjin e branitellave të bllokuar nga VLEN, e tregoi natyrën e vërtetë të kësaj klike. Balancuesi, mekanizmi i ngrirë për shkak të gjyqtarëve kushtetues të zgjedhur gjatë BDI-së dhe LSDM-së së delegjitimuar, u bë shkak për tensione të reja në të ashtuquajturin “Front Evropian”.
Deputeti Elmi Aziri, një nga protagonistët kryesorë të koalicionit me BDI-në, filloi të tregojë shenja se e ka kuptuar lojën e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit. Kulla e kartave, e ndërtuar mbi bixhoz, krim dhe mashtrime, po e gërryen më shumë ndërgjegjen e deputetit Aziri. Ai, me vetëdije ose pa vetëdije, filloi të zbulojë të vërtetën që VLEN e ka thënë që në fillim: gjyqtarët kushtetues janë zgjedhur nga BDI-ja e kriminalizuar.
Tani, duke marrë parasysh se iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së balancuesit është mbështetur nga Nuri Bajrami, baxhanaku i Talat Xhaferit, ndërsa Artan Grubi, si ministër i atëhershëm për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, nuk ka dashur të dorëzojë argumente në Komisionin për antikorrupsion për punësimet e shqiptarëve në administratë, po i thellon akoma më shumë mosmarrëveshjet në këtë “Front”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e balancuesit është një tjetër konfirmim se BDI-ja, në vend që t’i shfrytëzojë funksionet në Qeveri me LSDM-në e delegjitimuar për zgjidhjen sistematike të statusit të shqiptarëve, u fokusua në grabitjen e parave publike dhe pasurimin personal.Koalicioni VLEN garanton se ngrirja e balancuesit nuk do ta rrezikojë të drejtën e punësimit të asnjë shqiptari, as të përfaqësuesve të grupeve të tjera etnike.
Ne jemi të angazhuar për miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, i cili do të sigurojë drejtësi dhe do të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë