LAJMI I FUNDIT:

Vjen pajisja që nuk mund të hakohet

Vjen pajisja që nuk mund të hakohet

Në kohën kur në tregun ndërkombëtar gjendet një numër i madh i telefonave të mençur, nga kompania McAfee vjen paralajmërimi për ardhjen e një telefoni të ri që do të ketë një specifikë shumë të veçantë.

Edhe pse firma të njohura ai Apple dhe Samsung kanë një numër të madh produktesh cilësore, pajisjet e tyre mund të hakohen duke rrezikuar të dhënat e përdoruesve. Por, McAfee thotë se pajisja e saj e re nuk do mund të hakohet dhe si e tillë do të ketë mjaft sukses në treg.

“Hardueri është pjesë e sigurisë, ndërsa softueri është ai që çon drejt pasigurisë”, thonë në McAfee.


John McAfee, krijuesi i njërit nga programet më të njohur të antivirusit, ka paralajmëruar modelin e ri të telefonit të mençur, për të cilin thotë se është e pamundur që të hakohet.

Pajisja aktualisht quhet “John McAfee Privacy Phone” dhe do të kushtojë 1100 dollarë.

McAfee ka bërë të ditur se versioni i parë i telefonit pritet të gjendet në treg gjatë këtij viti.

“Ky është versioni i parë, i cili i jep përdoruesit kontroll mbi privatësinë dhe është shumë më i sigurt se sa Blackphone dhe pajisjet tjera, për të cilat thuhet se janë të sigurta. Versioni i dytë do të jetë i qasshëm në verën e vitit të ardhshëm dhe do të jetë i mbrojtur nga hakimi”, ka thënë John McAfee për mediat amerikane.

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Teknologji
A po ngadalësohet ngritja meteorike e Inteligjenca Artificiale?

A po ngadalësohet ngritja meteorike e Inteligjenca Artificiale?

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Kalo në kategori