Ka vonuar, por Xherdan Shaqiri nuk ka harruar të uron të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit.

Ylli i Stoke Cityt nëpërmjet një postimi në Instagram ka uruar të gjithëve 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.


“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkuar Shaqiri, duke e ilustruar me një fotografi të bukur.

Festën e flamurit nuk ka harruar t’ua uron edhe Granit Xhaka, por edhe shumë futbollistë tjerë. /Telegrafi/