LAJMI I FUNDIT:

Vjehrri rrah nusen në Vushtrri, arrestohet   

Vjehrri rrah nusen në Vushtrri, arrestohet   
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes të së hënës ka pranuar informacion për një rast të dhunës familjare në Vushtrri.

Nga informacioni i siguruar nga viktima femër dhe dëshmitarë të tjerë, dyshimet janë ngritur se i dyshuari (vjehrri) i saj në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës.

“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar”, thuhet në njoftim.


Si rezultat i hetimit të zgjeruar, bazuar në elemente të tjera rrethanore, hetuesit policorë te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori