LAJMI I FUNDIT:

Vidhet shtëpia e Aleksandër Lumezit

Vidhet shtëpia e Aleksandër Lumezit

E plotësuar: Një vjedhje ka ndodhur në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, në një shtëpi private. Për këtë rast në polici është ankuar një femër me inicialet B.L.

Por, Klan Kosova nga burime të saj merr vesh se kjo shtëpi është e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

E plotësuar: Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën nga ankuesja B.L. femër, shtetase e Republikës së Kosovës, se në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi private ka ndodhur një rast vjedhje.


Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në komunikatë thuhet se Policia po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit, personave të dyshuar si dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Telegrafi/