LAJMI I FUNDIT:

Vjedh veturën, por aksidentohet keq

Vjedh veturën, por aksidentohet keq

Rreth orës 01:35 minuta një qytetar ka informuar policinë në Prizren ngase kishte vërejtur se një i dyshuar i panjohur po ia vidhte veturën e llojit “Opel Kadet” e cila kishte qenë e parkuar pranë banesës në rrugën “Adem Jashari”.

Me ta pranuar informatën, policia ka nisur me bllokimin e rrugëve ku supozohej se mund të kalonte i dyshuari, i cili në ikje e sipër nëpër rrugën “Tirana”, ka shkaktuar aksident trafiku duke e goditur një veturë tjetër me ç’ rast e humb kontrollin ndaj automjetit.

Më pas del nga rruga dhe përplaset në një kabinë rojesh ku po qëndronte një roje objektesh të cilën e përmbys për tokë, duke e lënduar të njëjtin e në fund edhe vetura e vjedhur përfundon e rrokullisur, ndërsa i dyshuari merr lëndime trupore dhe është ndalur për trajtim në spital.


Ndërkaq, hetuesit policorë po punojnë për zbardhjen e rasteve të veturave të vjedhura, në të cilat mund të ketë qenë i përfshirë ky i dyshuar.