LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nesër do të qëndroj për vizitë në Kosovë, së bashku me një delegacion.

E lidhur me këtë vizitë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.


​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin
Lexo po ashtu ​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Policia thekson se ndërprerja e qarkullimit do të jetë në intervale të shkurtra kohore të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rutte gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të zhvillojë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit me Osmanin, të dy së bashku do të mbajnë një konferencë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori