LAJMI I FUNDIT:

Vitia viziton Klinikën e Kardiologjisë, diskuton për listën e pritjes së pacientëve

Vitia viziton Klinikën e Kardiologjisë, diskuton për listën e pritjes së pacientëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga Kryesuesja e Bordit të ShSKUK, Aida Rexhepi dhe U.D. Drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raci kanë vizituar sot Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Gjatë kësaj vizite, Ministri vizitoj edhe Shërbimin e Kardiologjisë Invazive dhe Njësinë Intensivë të kësaj klinike, ku gjatë bashkëbisedimit me udhëheqësit dhe stafin mjekësorë të klinikës, drejtori i klinikës së Kardiologjisë, Dr. Lulzim Kamberi e ka informuar ministrin se kjo klinikë është ndër të parat që ka Rregulloren e brendshme të punës, e cila ka lehtësuar trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.

“Dr. Kamberi ka paraqitur statistikat e punës, duke theksuar se planifikohet që të rritet vëllimi i punës edhe pas orës 13:00 në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive për rastet elektive, me që për rastet urgjente punohet 24 orë. Ministri Vitia potencoi se është në dijeni që ka pasur fluks të madh të pacientëve, andaj i përgëzoj stafin për punën, nga se brenda një viti, në këtë klinikë janë trajtuar mbi 6000 pacientë, kurse e gjithë Klinika Interne ka trajtuar 8000 pacientë”, thuhet në njoftim.


Gjatë kësaj vizite, u tha se do të shikohet mundësia e investimeve në infrastrukture, në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve.

Gjithashtu Vitia theksoj se, sa i përket listës së pritjes, do të diskutohen dhe trajtohen kërkesat me qellim të uljes së listës së pritjes. Po ashtu, ai foli edhe për trajnimet e stafit mjekësorë, duke ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për këto aktivitete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori