Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me ftesë të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu po qëndron në Tiranë për të marrë pjesë në Kongresin për Shëndetësi.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, siç informoi MSh, Vita dhe Manastirliu vizituan “Klinikën Infektive” dhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme.
Me këtë rast, Vitia tha se objekti i Klinikës Infektive mund të njihej nga jashtë, por jo edhe nga brenda shkaku i investimeve që e kanë transofrmuar në tërësi.
“E njofta objektin nga jashtë, por jo edhe nga brenda. Nga ana tjetër, mora lajmin që shumë nga doajenët që kam pas nderin t’i kem profesorë tashmë nuk janë më në mesin tonë, ata të cilët na kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë si studentë, por edhe kanë pasë një dashuri të veçantë ndaj ne shqiptarëve të Kosovës që kemi ardhur për të studiuar këtu në Tiranë. Unë edhe sot me endje e kujtoj se si na kanë pritur këtu, kur na larguan nga objektet tona në regjimin e Millosheviqit dhe ngrohtësia që kemi gjetur te ju, pa dallim, ka qenë e veçantë për ne në ato kohë të vështira. Dhe, natyrisht, ajo që vazhdon të më bëj edhe më të lumtur është kur shoh pacientë nga Malësia e Gjakovës në ketë anë, e po ashtu nga Kukësi në Prizren. Kështu mund të sjellim shembuj sidomos në arsim e shëndetësi dhe kemi shumë çka i japim njëri tjetrit sepse jemi një”, tha ministri Vitia.
Ndërsa, ministrja Manastirliu deklaroi se është kënaqësi që në vigjilje të Kongresit të Shëndetësisë që do mbahet në Tiranë, është i pranishëm ministri Vitia.
“Është mundësi e mirë për të shkëmbyer praktikat e mira të vendeve tona, por mbi të gjitha për të vlerësuar bashkëpunimin dhe vëllazërinë që ne kemi. Nuk na ka munguar kurrë, nuk do të mungojë kurrë në kohë të mira dhe në kohë të këqija, ashtu sikurse kemi bërë gjithmonë, kemi qenë pranë njeri tjetrit dhe do të vazhdojmë të jemi pranë njeri tjetrit. Ne po bashkëpunojmë dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë në forcimin dhe fuqizimin e sistemeve tona shëndetësore”, tha ajo.
Ministri Vitia, gjatë qëndrimit në Tiranë do të marrë pjesë në Kongresin për Shëndetësi për vendet e rajonit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë