Kryetarët e komunave sot kanë mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH) lidhur me situatën pandemike. Gjatë këtij takimi u kërkua heqja e orës policore dhe kufizimet për gastronominë.
Sipas një njoftimi të Asociacionit, ky takim vjen pas takimit të djeshëm të Këshillit të kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të vlerësuar situatë e tashme pandemike nëpër komuna me virusin COVID-19 ku edhe ka dalë me rekomandimet e komunave.
Takimin e hapi ministri i MPL-së, Elbert Krasniqi ndërsa për qëllimin e takimit foli ministri i MSH-së Arben Vitia i cili tha se duan të konsultohen me kryetarët e Komunave lidhur me masat e tanishme dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti në fjalën e tij informoi dy ministrat për takimin e Këshillit të Kryetarëve dhe rekomandimet e dala nga ky takim.
Kryetarët e Komunave kanë dhënë këto rekomandime:
1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës,
2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore,
3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave,
4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë,
5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse,
6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik,
7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.
Sipas njoftimit të AKK-së, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë “duhet të kemi kujdes në gjithë hapat meqë situata është mjaft serioze, prandaj duhet një bashkëpunim dhe koordinim mes të gjithë akterëve në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik por të mos dëmtojmë as sektorët e ekonomisë”.
Referuar njoftimit të AAK-së, ministri Vitia tha se beson që 90 për qind e rekomandimeve që kanë nxjerr Asociacioni i Komunave të Kosovës në takimin me Këshillin e Kryetarëve do të merren parasysh në vendimet për masat e ardhshme.
Në këtë takim kanë diskutuar edhe Kryetarët e Komunave ku kanë mbështetur rekomandimet e Këshillit të Kryetarëve, gjithnjë duke ruajtur shëndetin publik, duke respektuar masat por pa dëmtuar sektorët e caktuar të ekonomisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë