Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia edhe sot ka kërkuar që sa më shumë të vaksinohen qytetarët e Kosovës, ndonëse sipas tij interesimi për vaksinim anti-COVID është rritur dhe se vetëm sot janë 17 mijë termine për vaksinim.
Ai shprehet se synim i tyre mbetet imunizimi i 60 përqind të popullatës deri në fund të vitit.
“Edhe fushata e vaksinimit po e bënë të vetën sepse vetëm gjatë ditës së sotme kemi 17 mijë termine të caktuara nga qytetarët për vaksinim që është në harmoni të plotë me planin e veprimit për vaksinimin e qytetarëve në masë përkundër sfidave që i kemi interesimi i qytetarëve çdo ditë e më shumë për vaksinim po rritet dhe ne qëndrojmë në objektivin tonë për vaksinim deri në fund të vitit të 60 për qind të popullatës duhet të përfshihet në vaksinim. Varianti Delta është prezent mbi 80 për qind e të infektuarve ditor dhe ky variant me shpërndarjen është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe e vetmja alternativë është vaksinimi”, theksoi Vitia.
Për procesin e vaksinimit, ministri Vitia ka thënë se ka qenë sfidë përgatitja e ekipeve dhe qendrave dhe se jo secila qendër ia ka dalë që të funksionoi në mënyrë të përkryer.
Vitia tha se në disa komuna është dashur që të punohet më shumë që t’u shpjegohet edhe qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit.
“Fillimi i këtij procesi ashtu siç kemi pritur është shoqëruar me vështirësi sepse siç kemi pritur kalimi i një procesi të vaksinimit nga 90 në 290 ekipe të vaksinimit kërkon angazhime shtesë të personelit shëndetësor që jo secila komunë apo qendër e vaksinimit ka pasur në dispozicion prej kohësh prandaj është dashur që ekipet t’i ngrisim duke angazhuar infermierë shtesë dhe specializantë nëpër komuna…Ka qenë sfidë të përgatitet edhe logjistika në aspekte tjera përfshirë këtu edhe fuqizimin e modulit elektronik të vaksinimit kundër COVID-19. Jo secila qendër e vaksinimit ia ka dal që qysh në fillim të kap ritmin e një procesi shumë më internsiv dhe të funksionoj në mënyrë të përkryer aq më tepër kur vaksinimi i shkon kryesisht sipas caktimi i termineve. Derisa komunat e mëdha për nga numri i të vaksinuarve në disa komuna është e vërtetë se është dashur të punohet më shumë edhe me popullatën për të kuptuar rëndësinë dhe nevojat e vaksinimit pas hezitimeve”, tha ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi