Viti 2017, nga aspekti i brendshëm është cilësuar si vit i zgjedhjeve. Një vit që ka dëshmuar jostabilitetin funksional të institucioneve, rënien e një qeverie dhe ngritjen e një qeverie të re, që mblodhi në vete spektrin politik, të njohur si krahu i luftës.
Por, nga aspekti i jashtëm, ky vit sfidoi një prej vlerave më të mëdha që e kishte krijuar shtetësinë e Kosovës – miqësinë e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.
Mospërfillja e vazhdueshme e kërkesave të aleatëve për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe sidomos përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nga vetë diplomatët ndërkombëtarë, u cilësuan si veprimet që e cenuan partneritetin dhe miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet aleate të Bashkimit Evropian.
Problemet me akuzat për krime lufte, nisën që më 4 janar kur autoritetet franceze ndaluan liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai u ndalua mbi bazën e një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, me akuzën për krime lufte.
Haradinaj u mbajt fillimisht në paraburgim dhe më pas u lirua me kusht nga gjykata franceze në Colmar. Kurse, lirimi i plotë i tij ndodhi më 27 prill, pasi që Gjykata në Colmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradim bashkë me akuzat e autoriteteve serbe për krime lufte.
Me t’u kthyer në Prishtinë, Haradinaj, ndër tjera, u zotua se nuk do të lejojë që Kosova të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke pretenduar se me anë të saj, Kosova do të humbë 8 mijë hektarë tokë.
Ishin pikërisht polemikat e shumta rreth ratifikimit apo dështimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që çuan në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Isa Mustafa.
Procedura e rrëzimit të Qeverisë kaloi përmes votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend, ku ndër ata që e votuan rënien e Qeverisë ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo në koalicionin e atëhershëm qeverisës.
Për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë votuan 78 deputetë, kundër tij votuan 34, kurse abstenuan 3 deputetë.
Rrëzimi i Qeverisë çoi vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet, nxorën në dritë një koalicion të ri, të cilin e përbënin partitë e dala nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ia besuan mandatin për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinajt.
Zgjedhjet u zhvilluan më 11 qershor. Por, koalicioni i ri nuk fitoi numrin e votave që e priste. Si koalicion, doli fitues i zgjedhjeve. Por, në një krahasim mes partive veç e veç, Lëvizja Vetëvendosje doli të jetë partia më e votuar që fitoi numrin më të madh të mandateve në Kuvend.
Në këso rrethana, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma provoi dhe dështoi të konstituojë institucionet e reja në pesë tentativa. Por, ia doli që të themelojë Qeverinë e re vetëm pas tentativës së gjashtë në Kuvend dhe marrëveshjes që arriti me Listën Serbe dhe Aleancën Kosova e Re të afaristit Behgjet Pacolli.
Në seancën e 9 shtatorit, Qeveria e re e kryesuar nga Ramush Haradinaj, kryeministër, arriti të sigurojë përkrahjen e 61 deputetëve, nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Një mbështetje kaq e vogël për Qeverinë Haradinaj në Kuvend, paralajmëroi një krizë të re të vendimmarrjes në Kosovë.
Me zgjedhjet parlamentare nuk u përmbyllën proceset zgjedhore në Kosovë.
Më 22 tetor, u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetarët e komunave dhe asamblistët komunalë. Ndërkaq, rrethi i dytë i balotazhit, u zhvillua më 19 nëntor, kryesisht në komunat më të mëdha. Rezultatet nxorën si fituese në më shumë komuna, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Listën Serbe.
Kurse, në dy komunat më të mëdha, në Prishtinë dhe Prizren fitoi Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërkohë, Qeveria e re e Kosovës, kishte filluar punën. Ashtu si edhe pritej, vendimi i parë i kryeministrit Haradinaj ishte shkarkimi i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe emërimi i një komision të ri, i cili udhëhiqej nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.
Haradinaj dhe Bulliqi njihen si kundërshtarët më të ashpër të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi që ishte nënshkruar nga Prishtina dhe Podgorica në fund të gushtit të vitit 2015.
Haradinaj i hyri punës së dështimit të kësaj marrëveshjeje, ndërkohë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkrues i marrëveshjes me Malin e Zi më 2015, nuk i kurseu kritikat për Haradinajn dhe Bulliqin.
Sidoqoftë, Komisioni i ri doli me një raport, me të cilin konstatoi se komisioni paraprak kishte bërë shkelje. Ky Komision i qëndroi besnik përcaktimit kundër Marrëveshjes për demarkacionin të vitit 2015.
Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e tij, më 1 dhjetor, e proceduan në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin bashkë me raportin e Komisionit.
Në këtë çështje, koalicioni qeveritar doli i ndarë në qëndrime, pasi që Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj, Kadri Veseli, tha se do të votohet versioni i vitit 2015, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma dolën kundër asaj marrëveshjeje.
Kjo gjendje konfuze pritet të përcillet edhe në vitin 2018, ngase kjo marrëveshje nuk është vënë ende në procedurën e votimit në Kuvend.
Por, para se Kuvendi të shkonte në pushimet e fundvitit, më 22 dhjetor, 43 deputetë të PDK-së, AAK-së dhe partisë Nisma provuan ta ngritin shfuqizimin e Gjykatës Speciale përmes Kuvendit të Kosovës.
Një nismë e tillë, nga diplomatë ndërkombëtarë, u cilësua si një prej hapave më të rrezikshëm që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës mund të ndërmerrnin në aspektin e cenimit të raporteve të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet aleate të Bashkimit Evropian.
Sidoqoftë, si problemet me Gjykatën Speciale, ashtu edhe “lëmshi” politik i krijuar me demarkacionin, pritet të vazhdojnë si çështje edhe gjatë vitit 2018, kur Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet t’u japin përgjigje dhe zgjidhje. E para, Kuvendi duhet të vendosë nëse ka hequr dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale dhe e dyta, të ratifikojë apo anulojë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Përderisa konfuzioni vazhdon, Kosova mbetet vendi më i izoluar në Evropë, pa lirinë e lëvizjes pa viza dhe me një perspektivë jo të qartë integruese, për shkak të qëndrimeve në raport me statusin e saj që mbajnë pesë vende anëtare të BE-së. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame