Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate të udhëhequr nga Shpend Ahmeti asnjëherë nuk janë takuar me presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar rreth dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Presidenti, Hashim Thaçi ka deklaruar se është takuar me deputetë të pozitës e opozitës për të diskutuar rreth procesit që po e udhëheq vet, ndonëse nuk e ka përkrahjen.
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, i tha Ekonomia Online se përfaqësuesit e partisë së tij kanë marrë pjesë vetëm në tryezat e organizuara nga partitë e tjera ku është folur edhe për dialogun, por Thaçin nuk e kanë takuar për këtë çështje.
“Jo nuk ka pasur asnjë takim me Presidentin nga deputetët e partisë Socialdemokrate. Ka pasur tryeza të partive politike në të cilën kemi marrë pjesë si dhe ka pasur tryeza të shoqërisë civile me përfaqësues të partive politike në të cilën ka qenë e pranishme Partia Socialdemokrate”.
“Të gjitha këto kanë qenë të drejtuara pak a shumë drejt modalitetit të një konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë”, tha Ymeri.
Ymeri thotë se askush nuk ka mandat që të diskutoj në këtë fazë që po konsiderohet finale me Serbinë, duke i quajtur jo legjitime dhe inekzistente, takimet e Thaçit me homologun serb Aleksandar Vuçiq.
“Askush nuk ka mandat për dialogun me Serbinë kështu që çfarë do takime, takimet janë jo legjitime sepse nuk janë të mandatuara nga institucionet dhe si jolegjitime ato janë të papranueshme dhe Republika e Kosovës”.
“Duhet t’i konsideroj ato takime si inekzistente pra të mos i pranojë në asnjë mënyrë e asgjë që është fol në to nuk mund të jetë zotim institucional i Republikës së Kosovës sepse askush nuk ka pasur mandat as të flas e lëre më të zotohet për çështje të caktuara”, tha Ymeri për EO.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tash e sa kohë është duke ftuar partitë opozitare që të iu bashkohen në mënyrë që përmes mocionit të mosbesimit të rrëzojnë qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Sa i përket kësaj çështje, Ymeri, ka thënë se në mes të opozitës, e vetmja PSD-ja ka dorëzuar nënshkrimet e kërkuara për rrëzimin e Qeverisë.
“… as LDK-ja nuk i ka dorëzuar nënshkrimet as Vetëvendosje nuk i ka dorëzuar nënshkrimet, e vetmja është PSD që i ka dhënë nënshkrimet deri tash të paktën. Kur të tjerët kanë shumë fjalë ne kemi vepruar në këtë drejtim”.
Interesante, sipas Ymerit është situata në Kuvendin e Kosovës, në të cilën asnjë nga taborët politike nuk ka 61 vota për të çuar proceset përpara.
Ai iu bëri thirrje LDK-së dhe VV-së që të bëhen bashkë, duke shtuar se kanë disa mundësi më të maëdha se pozita për t’i siguruar rrëzimin e Qeverisë.
“Konsideroj që numerikisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës e kemi një situatë shumë interesante as ne si opozitë tri grupet parlamentare bashkë nuk i kemi 61 deputetë për ta rrëzuar Qeverinë e as Qeveria nuk i ka 61 deputetë për të qenë e sigurt në pozicionin e vet dhe në situatë ne megjithatë i kemi disa mundësi më të mëdha që nuk po i shfrytëzojmë si opozitë”, tha Ymeri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të OBRM-PDUKM-së

Plagosi me armë gjahu një 53-vjeçar, arrestohet i riu në Elbasan

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës