LAJMI I FUNDIT:

Virgin Group vlerëson lart iniciativën Digital Kosovo

Virgin Group vlerëson lart iniciativën Digital Kosovo

Digital Kosovo është renditur në top-pesëshen e vlerësimeve që ka bërë faqja e Virgin Group për prezantimet që janë bërë në Crowdsourcing Week Europe, në Kopenhagë. Në pronësi të Sir Richard Bransonit, njërit prej biznesmenëve më të suksesshëm britanik, Virgin Group përshkruan fjalimin e Kushtrim Xhaklit si më inspiruesin në këtë aktivitet prestigjioz në Evrope.

“Pa dyshim se fjalimi më inspirues në këtë javë erdhi nga Kushtrim Xhakli nga iniciativa Digital Kosovo që foli për sfidën e komunitetit të tij në arritjen e njohjeve digjitale për Kosovën”, shkruan faqja prestigjoze Virgin.

Duke cituar pjesë nga fjalimi i Xhaklit, Virgin shkruan se iniciativa Digital Kosovo ndihmon në tejkalimin e barrierave ekzistuese duke inkurajuar kompanitë që ta inkorporojnë Kosovën në listën e tyre të shteteve.

Kushtrim Xhakli është ndërmarrës dhe anëtar i bordit në IPKO Foundation, si dhe ideator i portalit Digital Kosovo, projekt që është zhvilluar nga IPKO Foundation, mbështetur nga Ambasada Norvegjeze, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe British Council. Ndërsa, gjatë kësaj jave ai ishte në Crowdsourcing Week Europe në Kopenahgë, duke folur për eksperiencat globale, transformimet digjitale dhe adoptimi i konsumatorëve, duke ndarë elemente të rëndësishme me pjesëmarrësit e interesuar ndër to edhe rreth projektit të Digital Kosovo.


Artikullin e plotë mund ta gjeni në këtë link. Ndërsa më shumë mbi iniciativën mund të lexoni këtu.