Universiteti Johannes Gutenberg Mainz në Gjermani, ka nderuar violinisten dhe docenten Ervis Gega Dodi me çmimin më të lartë për mësimdhënësit e muzikës.
Ambasada e Shqipërisë në Gjermani, bën të ditur se çmimi iu dha me motivazionin “rezultate të shquara” në veprimtarinë mësimdhënëse. I gjithë bordi i rektoratit votoi njëzëri për profesoreshën studentët e së cilës fitojnë prej vitesh çmime të njohura kombëtare në Gjermani dhe në botë.
Me veprimtarinë 18-vjeçare si mësimdhënëse ndër të tjera në Universitetin Johannes Gutenberg, në Konservatorin e Muzikës Peter Cornelius, në Akademinë më të madhe të Muzikës së Dhomës Villa Musica, në kurse të suksesshme masteri në Gjermani dhe në Itali, Ervis Gega Dodi ka bërë një emër të shquar dhe të vlerësuar në komunitetin e docentëve të muzikës në Evropë.
Televizione kombëtare gjermane si ZDF, SWF kanë theksuar në disa emisione të veçanta punën e saj shumë të suksesshme si mësimdhënëse.
Loja e saj virtuoze në violinë është vlerësuar gjithashtu me çmime të larta. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re