Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë kërkojnë që kryesit e veprave të ndëshkohen.
Ky është elementi kryesor që do t’u ndihmonte atyre të qetësojnë shpirtin dhe të luftojnë paragjykimet në shoqëri. Këtë e kanë treguar vet viktimat që kanë marrë pjesë në një anketë të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e cila u publikua të premten në Prishtinë.
Në anketën “Hulumtimi i opinionit të qytetarëve të Kosovës në lidhje me stigmën rreth dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, përveç viktimave, janë përgjigjur edhe një numër i qytetarëve të Kosovës.
Shumë prej qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se viktimat e dhunës seksuale në Kosovë nuk përkrahen dhe vazhdojnë të jenë të paragjykuara në shoqëri.
Madje, sipas tyre, viktimat nuk e kanë as përkrahjen e familjes, në shumë prej rasteve.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se po mundohen që bashkë me institucionet të fuqizojnë viktimat, duke larguar kështu stigmën dhe të gjitha paragjykimet që u bëhen.
“Derisa jemi duke e mbajtur këtë takim, as edhe një rast i vetëm nuk ka marrë ndëshkim. Kanë qenë dy raste të hapura që kanë arrit deri në gjykatë supreme fatkeqësisht ndërsa tani jo vetëm në Kosovë, edhe botërisht edhe me amandamentimin e rezolutës 1325 u pa që drejtësia dhe përgjegjësia e kryesit të veprave të dhunimit duhet t’i vihet një fokus të veçantë. Në këtë drejtim edhe ne po mundohemi me adresuar këtu dhe bashkërisht jemi duke punuar me institucionet dhe mendojmë që adresimi i stigmës, paragjykimit, fuqizimit të viktimave ka shumë rëndësi në fuqizimin e grave dhe vajzave për të arritur drejtësi edhe pse mjaft e vonuar për këtë grup të ndjeshëm shoqëror”, tha Rushiti.
Një prej elementeve më të rëndësishme që e kanë paraqitur viktimat në raport me qetësinë shpirtërore ka qenë qasja në drejtësi.
Për viktimat, drejtësia është me e rëndësishme se çdo veprim tjetër që mund të ndërmerret në çështjen e tyre.
Sebahate Pacolli nga KRCT prezantoi raportin e hulumtimit.
“Të anketuarit mendojnë se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë të stigmatizuara dhe ballafaqohen me vështirësi të shumta….. 8.21 pyetja tjetër ka qenë se a mendoni se të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe familjet e tyre jetojnë në stigmë, apo jetojnë të paragjykuar, viktimizuar, prej tyre 119 kanë thënë po, mendojnë që të mbijetuarit e dhunës kësule janë të stigmatizuar por edhe familjet e tyre…. Qytetarët e intervistuar mendojnë që familjet e viktimave të dhunës seksuale nuk ofrojnë vet të mbijetuarve mbështetjen e duhur për me i tejkalu sfidat dhe paragjykimet e stigmën që e kanë të mbijetuarit e dhunës seksuale”, tha Pacolli.
Nga hulumtimi ka dalë se 60 përqind e viktimave e ndjejnë vetëm me më shumë vetëbesim dhe janë përgatitur për procedurat e aplikimit për njohjen e statusit, pa u frikësuar nga komuniteti.
Qëllimi i hulumtimit ka qenë analizimi i nivelit të vetëdijes së popullatës së Kosovës dhe njohurive që i kanë për gjendjen aktuale te të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe cilat janë nevojat e tyre.
Hulumtimi ka përfshirë shtatë rajone, dhe periudhën janar-mars 2019, me 164 respodentë, dhe është ndarë në dy pjesë, hulumtues të kontraktuar në KRCT që kanë zhvilluar intervista me qytetarë , dhe ekipi për rehabilitimin e të mbijetuarve i cili ka zhvilluar intervista me të mbijetuarat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë