Në rajonin Veri-lindor që përfshinë komunat e Kumanovës, Likovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Rankovcit e Nagoricit të Vjetër, po vazhdon trend i njejtë i situatës së të prekurve me Pertusis apo “Kollën e Mirë”. Sipas njoftimeve që po arrijnë nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, deri në dhjetë ditëshin e parë të këtij muaji në qytetin e Kumanovës, shifrat tregojnë se kemi rritje të vazhdueshme të rasteve të reja edhe atë jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të rriturit.
“Nga fillimi i epidemisë, nga 6 shkurti deri më 5 shtator në nivel të rajonit të Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë që përfshinë të gjitha komunat e Maqedonisë verilindore, gjithsej janë të evidentuar 127 persona të prekur nga epidemia e Pertusis apo Kolla e mirë. Ndërkaq sipas vendbanimeve kjo epidemi është e përhapur me sa vijon, Kumanova me 84 raste, 18 në komunën e Likovës, 17 në komunën e Kratovës dhe 8 raste në Kriva Pallankë. Vetëm javën e fundit përfundimisht më 5 shtator, 5 raste kemi në Kumanovë, në Likovë 2, Kriva Pallankë 1 dhe Kratovë 2” – thotë Dr.Jadranka Stamenkovska nga QSHP – Kumanovë.
Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, druajnë se tani me fillimin e vitit të ri shkollor pritet të rritet numri i të prekurve nga “Pertusis”.
“Me fillimin e vitit të ri shkollor, ashtu edhe siç pritej kemi ngritje të numrit të të prekurve nga ‘Pertusis’, andaj rekomandimet janë që personat e sëmurë të cilët marrin terapi adekuate të izolohen së paku 5 ditë qoftë në kushte shtëpiake apo institucionale, mbetet edhe më tej rekomandimi që mjekët amë ti dërgojnë pacientët në kontrollë laboratorik” – shprehet Dr. Stamenkovska.
“Pertusis” apo siç njihet ndryshe edhe si “Kolla e mire” është sëmundje ngjitëse e traktit respirator, e cila shkaktohet nga bacile negative e cila gjendet në hundën, gojën dhe fytin e një personi të infektuar, e cila shumë lehtë mund të përhapet, sidomos në ditët e sotme kur janë edhe prezentë virozat e shumta. /rtvm2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë