Vijon hetimi për aksidentin e autobusit në Bullgari, do t’i merret licenca transportuesit

Në vijim është hetimi për aksidentin në të cilin humbën jetën 45 udhëtarë, ndërsa shtatë persona janë lënduar prejse autobusi i Maqedonisë së Veriut u dogj në rrugën magjistrale “Struma” në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Sipas informatave të para nga organet hetuese në Bullgari, në autobus gjithsej ishin 52 persona, prej të cilëve 45 humbën jetën, ndërsa shtatë janë hospitalizuar në Klinikën në Sofje. Prej të vdekurve 12 janë fëmijë.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mbrëmë në konferencë shtypi theksoi se hetimin për aksidentin e autobusit e udhëheqin organet hetuese bullgare, si dhe është dërguar ekipi ynë nga MPB-ja për të ndihmuar në hetim.
Është shumë e rëndësishme shtoi ai, në këto momente shpejtë të këmbehen të dhëna dhe informata të cilat janë në interes të hetimit dhe ato të dhëna të ndahen me prokurorinë publike bullgare dhe me organet hetuese. “Gjithsesi shumë e rëndësishme do të jetë për shpejtësinë e identifikimit të të vdekurve në Asistencën Mjekësore Gjyqësore që do ta japin institucionet tona”, theksoi Spasovski.
Në lidhje me arsyet e mundshme për fatkeqësinë ministri i Punëve të Brendshme ka potencuar se duhet të pritet organet hetuese të cilat e kryejnë hetimit dhe të cilat kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes ta japin raportin e tyre.
Spasovski pret reagim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të shërbimeve kompetente dhe beson se në bashkëpunim me institucionet bullgare shumë shpejtë do të kemi përgjigje rreth të gjitha paqartësive për aksidentin e autobusit dhe sipas asaj do të ketë efikasitet në konfirmimin e përgjegjësisë.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski kumtoi se ka filluar procedura për marrje të licencës për punë të “Besa Transit”, sepse nga njohuritë e fituara transportuesi ka kryer transport ndërkombëtar pa certifikatë nga licenca për autobus, ndërsa Qeveria e ka obliguar Inspektoratin Shtetëror për Transport të kryejë kontroll inspektues të jashtëzakonshëm.
Automjeti i djegur nuk është paraqitur nga ana e transportuesit sipas nenit 11 paragrafi 5 i Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe për këtë arsye automjeti nuk është në bazën elektronike të të dhënave në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski në deklaratë për mediat dje para spitalit “Pirogov” në Sofje, ku janë akomoduar shtatë udhëtarët e mbijetuar, deklaroi se deri në atë moment mund të tregohet se cila është arsyeja e fatkeqësisë. Sipas tij, janë të mundshme dy faktorë, faktori njerëzor, ose parregullsia teknike e automjetit.
Ai potencoi se autopsia e trupave do të bëhet në Bullgari, ndërsa gjurmët biologjike të familjarëve të të vdekurve do të merren në Institutin pët mjekësi gjyqësore në Shkup dhe menjëherë do të dorëzohen në Bullgari.
Në Sofje me Joveskin ishte edhe shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska, e cila potencoi se hetimi ende zgjat dhe se nuk mund të tregojë informata më detajore.
Drejtori i Shërbimit hetues bullgar, Borisllav Sarafov deklaroi se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut e kanë saktësuar mënyrën në të cilën do të punohet në hetimin për aksidentin. Sipas Sarafovit, për disa ditë pritet të bëhen gati rezultatet e analizës së ADN-së, me siguri që të identifikohen viktimat nga aksidenti në autostradën “Struma” në Bullgari.
Autobusi me targa të Maqedonisë ka hyrë në Bullgari nga Turqia përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo”, pak pas orës 21:00, ndërsa fatkeqësia ndodhi rreth orës 02:00 sipas kohës së Maqedonisë , në rrugën magjistrale “Struma, në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Për shkak të aksidentit Qeveria dje shpalli ditë zie treditëshe në territorin e të gjithë shtetit dhe janë anuluar të gjitha ngjarjet publike. Ditë zie sot është shpallur edhe në Kosovë dhe në Bullgari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi