Vijon fushata për zgjedhjet kuvendare, koalicionet prezantojnë programet e tyre

Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.
Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.
Koalicioni “Për ardhmëri evropiane” i udhëhequr nga LSDM, ka mbajtur tubim në Tetovë, ndërsa para qytetarëve Dimitar Kovaçevski tha se vendi ndodhet para një momenti historik – të bëhet anëtare e BE-së.
“Më 8 maj zgjedhja nuk do të jetë vetëm mes partive dhe listave të kandidatëve. Zgjedhjet e 8 majit janë shumë më thelbësore për të gjithë ne si qytetarë të këtij vendi. Vota juaj ka një vlerë të madhe. A do të zgjidhni shpresën dhe një të ardhme të begatë me LSDM-në apo mungesën e shpresës dhe kthimin 10 vjet mbrapa me OBRM-PDUKM-në. A do të mbështesni ndershmërinë, punën e përkushtuar, ndershmërinë dhe vendosmërinë apo frikacakën, manipulimet dhe patriotizmin e rremë”, tha Kovaçevski.
Koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka mbajtur tubim në Makedonska Kamenica, prej ku Hristijan Mickoski kërkoi një fillim të ri. Ai tha se “qytetarët duan që të përfundojë sa më shpejt ajo që po ndodh në gjashtë vitet e fundit”.
“Unë mund t’ju them në emrin tim, në emër të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit se si kurrë më parë si gjeneratë politikanësh jemi të vendosur të bëjmë një transformim në Maqedoni. Një transformim me të cilin do të zhduken shumë nga gjërat që sot janë të gabuara dhe që krijojnë zhgënjim, ndonjëherë një emocion i keq, ose na kthejnë pas në kohë, do të kthehet shpresa, do të kthehet optimizmi”, tha Mickoski.
Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarët e Komunës së Vrapçishtit. Para qytetarëve kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se “ky front nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari shumë më të gjatë”.
“Ky Front është ndërtuar në një moment që veç më ishte moment mjaft i pjekur edhe nga masat në përgjithësi të komuniteteve më të vogla. E ardhmja e këtij shteti është në përgjegjësi më të lartë të dy komuniteteve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonasve. Por nuk janë të huaj qytetarët që janë në numër më të vogël. Ky unifikim është dashur të bëhet edhe më herët, ne si shqiptarë kemi pas hallet sepse persekutimet e burgosjet kane qenë të mëdha dhe jemi orientuar që të arrijmë më shpejt drejt marrjes të atyre të drejtave që na janë mohuar”, tha Ahmeti.
Ndërsa koalicioni VLEN e ka vazhduar fushatën në diasporë. Liderët e këtij koalicioni sonte kanë mbajtur tubim me qytetarët në Cyrih të Zvicrës. Prej atje kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari tha se Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm dhe këto zgjedhje janë historike.
“Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm. Zgjedhjet janë historike për shkak se baza e garës politike e Maqedonisë, në qoftë se e thjeshtëzojmë, del se garon Albinizmi kundrejt Vuçizmiit. Ne jemi në moment historik sepse pas agresionit rus në Ukrainë, komplet gjeostrategjia ndryshoi. Para 3-4 javësh kisha mundësi të ulem me një profesor amerikan i cili merret me gjeostrategjinë dhe shumë bukur i sqaroi disa gjëra me të cilat pajtohem plotësisht. Për t’u zhvilluar Maqedonia si duhet, shumë të rëndësishme janë dy trekëndëshat. Trekëndëshi i parë është Shkupi, Tirana dhe Prishtina dhe trekëndëshi i dytë, i cili është shumë i rëndësishëm për t’u zhvilluar është Shkupi, Sofja dhe Athina. Domethënë ne si shtet duhet t’i zhvillojmë këto dy trekëndëshe, të kemi sa më shumë bashkëpunime me këto shtete”, u shpreh Taravari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë