Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar pakot e supozuara me fletëvotime të cilat janë dërguar përmes postës nga qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosovës.

Ato janë bartur nga Qendra Transitore Postare për në KQZ që janë përcjellore edhe nga patrulla të Policisë së Kosovës.


Me thasë të cilët janë të lidhur, persona të autorizuar i kanë bartur sot këto fletëvotime.

148520156 422062652359437 6250568649466755692 n 1

Foto: Ridvan Slivova

Gjithashtu, gjatë bartjes së votave kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë edhe vëzhguesit e akredituar dhe organizatat të cilat kanë qenë të interesuara.

148381793 686179505383185 6717814295215572846 n 1

Foto: Ridvan Slivova

KQZ-ja ka njoftuar se deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara. /Telegrafi/

148252657 852107065572509 3333784382516352110 n 1

Foto: Ridvan Slivova