“Skandal, skandal, skandal. Nuk ishte vetëm çështje zakonesh seksuale: Pasolinit i pëlqente të shkelte mbi konformizmin mbytës të një borgjezie që ndoshta kishte mbetur më e vogla në Evropë… Megjithatë, mjerë ata që duan ta mpakin thjesht në një trubadur që i këndon një realiteti të vetëm, kronologjik, gjeografik apo shoqëror”.
Kështu do të thoshte poeti italian Valerio Magrelli për një nga personalitetet më të mëdha të kulturës italiane, Pier Paolo Pasolini. Kineasti, shkrimtari e gazetari vjen në shqip këtë herë si poet. “Mish dhe qiell” titullohet vëllimi poetik shqipëruar nga Aida Baro dhe Edon Qesari dhe botuar nga botimet “Pegi”. Ashtu si botuesit e theksojnë që në fillim të librit, “Mish dhe qiell” është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve për t’i orientuar ata te shembulli i intelektualit të angazhuar, të një personazhi kontrovers, që e tha fjalën e tij deri në fund, kundër politikës, kundër shoqërisë së konsumit.
“Në një farë mënyre deshëm t’ia nisim nga e para njohjes së tij, të sillnim pranë lexuesve shqiptarë, sidomos të rinjve, një zë që ka qenë ndryshe qysh në rininë e tij të hershme, që ka shkruar me guximin e çartur për dashurinë, për problemet shoqërore, për nënproletariatin, për atë klasë që thuajse nuk ekziston nëpër libra, por që në jetën e përditshme është kudo e pranishme”, thotë përkthyesja Aida Baro.
“Pasolini ishte një figurë qendrore e kulturës sonë, poet që shënjoi një epokë të tërë, regjisor gjenial, eseist i pashtershëm”, do të shprehej dikur për të Alberto Moravia.
Magrelli, një shënim i të cilit i paraprin përzgjedhjes poetike, thotë se “Pasolini ishte një artist i ethshëm dhe i shumanshëm, i ngjashëm me Bembon (teoricien, kritik dhe poet), me Aretinon (polemist dhe vargëzues), me Michelangelon (piktor, skulptor, shkrimtar), për të mos përmendur Leonardon (të cilin Paul Valery e vendosi mes ‘engjëjve të morfologjisë’)”.
“Në dorën tënde ke të shënuar shenjën e dashurisë dhe të vdekjes”, shkruan një poezi katërvargëshe, titulluar “vëllait”, Pasolini.
Dhe, janë pikërisht këto dy shënjues, që do të shoqërojnë si një konstante poezinë e tij, ku ka padyshim shumë dashuri, ëndrra rinore, por edhe vdekje.
Ky vëllim poetik synon t’i shoqërojë lexuesit dhe veçanërisht të rinjtë në botën e poetit Pier Paolo Pasolini, një dimension më pak i njohur nga ai i lidhur me kinemanë. Përmes tyre del në pah fuqia e tij shprehëse dhe përfytyruese. Boshti rreth të cilit enden të gjitha poezitë është dashuria, si një fjalë kyç drejt zemrës së rinisë: “Veç të dashurosh, veç të njohësh/ka rëndësi, jo t’kesh pas dashuruar, /t’kesh pas njohur. Ankth ngjall/ përjetimi i një dashurie të konsumuar. Shpirti mbetet në vend”. (“Vaji dhegërmues”).
Një raport i veçantë, kompleks mes tij dhe nënës, zbulohet mes vargjeve të disa prej poezive të këtij vëllimi, që mund të konsiderohet si ndër më të bukurit: “Ti je e vetmja në botë që di, prej zemrës sime,/ ç’ka pasur para dashurive, përherë që në fillime./ Ndaj lermë të të them se ç’tmerr është të dish:/ përbrenda hijeshisë sate, aty lind ankthi im”. (“Përgjërim nënës sime”) apo: “Kreva ushëtimin/ që ti nuk kreve,/ lauresha ime, nënë/ çupëz. Kurajë/ që mban era ëmbëlti, xhindosur e tërë ngut/ e verbër dashuri…”.
Libri është i pajisur me një indeks të përgjithshëm të veprave të Pasolinit, në letërsi, kinematografi, teatër etj. “Vizioni im është apokaliptik. Por, sikur pranë tij dhe ankthit prej të cilit lind, të mos kisha brenda vetes edhe një element optimizmi, domethënë mendimin se ekziston mundësia për të luftuar kundër gjithë kësaj, nuk do të isha duke folur këtu, mes jush”, është një prej deklaratave më të forta të Pasolini-t, me vlerë të gjithëkohëshme dhe të përbotshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë
Në Egjipt zbulohet Sfinksi i dytë?

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker