Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu priti sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë Angelika Viets me të cilën bisedoi lidhur me bashkëpunimin ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha lëmenjtë duke pas parasysh se Gjermania është vend shumë i zhvilluar ekonomiko dhe njëkohësisht donatori më i madh i Kosovës deri më tash.
Kryetari Gërxhaliu me këtë rast ka theksuar se Kosova është e orientuar drejtë ekonomisë, Evropës, arsimit, ambientalizmit dhe përvoja e vendeve të zhvilluara dhe partneriteti me Gjermaninë është i një rëndësie të veçantë.
“Si OEK me të vërtetë kemi arsye të falënderojmë qeverinë dhe shtetin gjerman për mbështetje qoftë në hartimin e strategjisë, qoftë në certifikim ashtu edhe në hapjen e perspektivës së bizneseve kosovare përmes Akademisë së Ndërmarrësisë, por dua të besoj se është koha kur Kosova duhet të bëjë më tepër në fuqizimin e rendit dhe ligjit, në ngritjen e përgjegjësisë edukativ e dhe definitivisht reformën në aspektin e aftësimit profesional”, tha kryetari Gërxhaliu.
Kurse Ambasadorja Viets u shpreh e impresionuar me vizitën, aktivitetet dhe të arriturat e Odës.
“Është e vërtetë që sfida më e madhe e Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit dhe nëse në këtë drejtim nuk do të behën hapa pozitiv atëherë edhe procesi integrues dhe qëndrueshmëria ekonomike do të mbeten vetëm dëshirë dhe jo realitet”, tha ambasadorja gjermane.
Ajo tha se duhet të ndahet agjenda politike nga ajo ekonomike dhe që ekonomia ta zë vendin e merituar bazuar në sundim të rendit dhe ligjit dhe ekspertizë shkencore.
“ Ajo që i duhet Kosovës në të ardhmen është që të fokusohet më tepër në reformë të sistemit të arsimit, një përvojë të cilën Gjermania e ka eksportuar me të madhe në vendet e ndryshme. Kjo përvojë duhet të jetë një motivim shtesë për të rinjtë kosovar që t ia mësyjnë punësimit në sektorin privat dhe jo të mbesin të orientuar në administratë publike. Besoj që me këtë orientim dhe bazuar në sundim të rendit dhe ligjit dhe ekspertizë shkencore Kosova do të arrij të ketë qëndrueshmëri ekonomike në aspektin intern dhe do krijon kushte për joshjen e investitorëve të huaj”, tha ambasadorja Viets. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025