Video që bën xhiron e rrjetit - miss Universe e Kroacisë përkulet për shkak të tavanit të ulët

Në TikTok është shfaqur një video e Miss Universe të Kroacisë, Laura Gnjatoviq, e cila ka bërë mijëra njerëz të qeshin.
Konkretisht, Laura, e cila është 191 cm e gjatë, duhej të përkulet ndërsa merrte ushqim nga bufeja suedeze sepse – tavani ishte shumë i ulët.
“A të ndihmoj?”, i tha me të qeshur personi që po e filmonte, ndërsa Laura, duke qeshur, u përgjigj se do ia dilte vetë. “Të lutem, më ndihmo”, tha ajo me shaka.
Laura është kandidatja më e gjatë e këtij viti për Miss Universe. Në një intervistë për mediat, ajo pranoi se nuk e kishte konsideruar gjithmonë gjatësinë si një përparësi.
“Për një kohë të gjatë kam menduar se nuk i përkas vendit ku jam. Nuk dilja siç duhet në fotot e klasës, nuk mund të huazoja xhinset e të tjerëve, dhe djemtë më shikonin sikur të isha shtyllë ndriçimi. Tani më duket qesharake kur kujtoj që si fëmijë kërkoja në internet: ‘Si të ndalosh rritjen’. Tani e shoh si një përparësi të madhe dhe nuk do ta ndryshoja për asgjë. Gjatësia është fantastike – përveç tani, kur me kurorën në kokë ngec në kornizën e derës”, tha ajo me humor. /Telegrafi/

















































