Site icon Telegrafi

Vidal e Malcom mund të largohen që në janar nga Barcelona

BARCELONA, SPAIN - AUGUST 15: Lionel Messi of Barcelona (L) celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the Joan Gamper Trophy between FC Barcelona and Boca Juniors at Camp Nou on August 15, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Dy blerjet e reja të Barcelonës, braziliani Malcom dhe kiliani Arturo Vidal, nuk po gjejnë hapësira në formacionin e Eresto Valverdes dhe mund të largohen.

I pari ka ardhur nga Bordeaux për shumën e 41 milionë eurove dhe nga momenti i ardhjes së tij ai ka luajtur vetëm 25 minuta gjatë këtyre dy muajve të parë të kampionatit.

Pas tij vjen Vidal që ka luajtur shumë pak, ku zakonisht ka ardhur nga banka rezervë dhe është aktivizuar vetëm në minutat e fundit të ndeshjeve.

Arturo Vidal . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Ka qenë vetë lojtari që nuk e ka fshehur zhgënjimin për trajtim.

Drejtuesit e klubit po mendojnë që t’i largojnë lojtarët në janar, për të mos rënduar edhe më tepër situatën duke mos e prishur atmosferën në dhomat e zhveshjes.

Arturo Vidal i kthyer në rezervistë. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Vetë Vidal ka pranuar se do të donte të transferohej në Meksikë, te Club America dhe klubi i Barcelonës ka ndërmend t’i plotësojë dëshirën.

Për Malcomin po mendohet një huazim në një klub ku të luajë rregullisht.

Malcom . (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Barcelona ia ka ofruar Interit huazimin e tij për gjashtë muaj, por italianët vështirë se do të pranojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version