Gianluca Vialli insiston se Juventusit nuk i mungon asgjë në skuadër për të fituar Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka humbur dy nga tri finalet e fundit të Ligës së Kampionëve duke ngritur dyshime për kualitetin e skuadrës. Por, Vialli thotë se nuk ka nevojë që njerëzit të jenë të zhgënjyer.


vialli juve mund ta p euml rmbys euml benfican hd

“Së pari, ishte ndjenjë e kënaqësisë që të jem i fundit kapiten që kam ngritur titullin e kampionit të Evropës, por tash jam lodhur nga kjo kënaqësi”.

“Më pëlqen të jem kapiteni ekipi i të cilit e fiton trofeun një herë në gjashtë vjet, e jo një herë në 21 vjet”. Për këtë vit, unë shoh tetë ekipi në një nivel: Juve, Real, Barca, Bayern, Chelea, United dhe City”.

“A shoh revolucioni te Juvja? Jo, por Allegri është nga një nivel tjetër, sepse ai i lexon situatat nga larg. Ai teston gjërat dhe i bën zgjedhjet më vend. Është shumë herët që të gjykojmë. Nuk mendoj se ka rëndësi pozita në grup”, u shpreh Vialli.

7 Gianluca Vialli 1992 1996

Juventusi ka bërë investime të mëdha këtë verë dhe kërkon që të fitojë Ligën e kampionëve.

Vialli ka shtuar në këtë intervistë se Juventusit nuk i mungon asgjë, por se ishte zhgënjyer nga paraqitja në Cardiff, teksa edhe këtë vit e sheh Juventusin lart në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app