Festa e Pashkëve cilësohet ndryshe nga besimtarët e saj si ”Festa e festëve dhe mbreti i të gjitha ditëve”. Kjo festë ka simbolizohet nga Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka e Pashkës.
Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa edhe Krishterimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit.
Po përse pikërisht një vezë? Bazuar në traditat e lashta, në përfytyrimet e popujve të shumtë, veza simbolizon fillimin dhe burimin e jetës. Bazuar në mitet e egjiptianëve, indianëve, babilonasve, grekëve dhe kinezëve prej vezës lind dhe zhvillohet gjithësia. Në kulturën bullgare, ka mjaft gjurmë të përfytyrimeve lidhur me vezën. Në disa prej teksteve të tyre, dielli përcaktohet si një vezë hyjnore, në disa të tjera koha është pula ndërsa vezët janë yjet, që bëhen prej saj.
Në besimet dhe gojëdhënat popullore, veza posedon një forcë magjike. Por simbolikën më të njohur e merr ajo që cilësohet si Veza e Pashkëve, e cila prish magjinë e keqe. Bazuar në traditë vezët ngjyrosen ditën e së Enjtes së Madhe nga më me moshuara e familjes. Para ngjyrosjes, gruaja e shtëpisë ndez një qiri dhe bën kryq me fjalët: Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe!
Veza e parë detyrimisht ngjyroset e kuqe dhe me të fshihen buzët e fëmijëve dhe nuseve të reja, që të jenë të shëndetshëm, të bukur e të mbrojtur prej syrit të keq. Veza e kuqe e Pashkëve vendoset në çdo shtëpi, për të sjellë shëndet dhe mirëqënie. Me të fillon ngrënia e parë, për herë të parë hahet veza e kuqe pas kreshmës së gjatë.
Por në traditën e krishterimit, sidomos vitet e fundit vihet re veza jo vetëm me ngjyrë të kuqe por edhe me ngjyra të tjera. Përdorimi i ngjyrave të tjera simbolizon ngjyrat e pranverës dhe dritën e diellit. Lyerja e tyre në mjaft ngjyra preferohet më tepër nga besimtarët e krishterë katolikë ndërsa ortodoksët qëndrojnë fanatikë përballë këtij procesi të lyerjes së vezëve. Për ta esenca e simbolikës qëndron te ngjyra e kuqe. /kp/Telegrafi/
Veç vezës, është edhe Buka e Pashkës e cila gatuhet dhe hahet në këtë festë. Në Bukën e Pashkës bie në sy veza e kuqe e vendosur në mes, e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë, gjendur edhe në fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolitikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht