LAJMI I FUNDIT:

Vetura te “Grandi” ishte braktisur nga një serb i varur nga droga dhe me probleme mendore

Vetura te “Grandi” ishte braktisur nga një serb i varur nga droga dhe me probleme mendore

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Prishtinës ka dhënë detaje lindur me rastin e djeshme ku një veturë me targa serbe “BG” ishte parkuar në mënyrë të parregullt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.

Sipas komunikatës së policisë i drejtuesi i veturës është identifikuar si S. Z. Mashkull, Serb, 28 vjeç.

Policia thotë se në bazë të hetimeve dyshohet se drejtuesi i veturës është një S.Z. një serb i moshës 28-vjeçare. person me një shkallë të lartë të dëmtimit mendor si dhe person i varur nga substancat narkotike.


“Dje rreth orës 16:00 policia ka marrë informacionin lidhur me një veturë të dyshuar, e cila ka qenë e parkuar në mënyrë të parregullt në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Patrulla policore i është përgjigjur këtij informacioni duke dalë në vendin e ngjarjes ku ka hasur veturën e tipit Opel Astra ngjyrë hiri, me mbishkrimin Proffi Taxi me targa të republikës së Serbisë e cila kishte shkaktuar vështirësi në qarkullimin e trafikut rrugor si rezultat i parkimit jo të rregullt”.

Policia thotë se, sipas rregullit në rastet e kundërvajtjeve të tilla kur vozitësi i veturës nuk është prezent në vendngjarje vetura konfiskohet për tu krijuar kushtet optimale të qarkullimit në trafik.

“Edhe në këtë rast policia ka ftuar në vendngjarje kompaninë për tërheqjen e veturës, porse pas analizimit të rrethanave, informacioneve të reja të mara nga qytetarët si dhe dyshimeve të ngritura, e njëjta nuk është konfiskuar menjëherë”.

Nuk ka mjet shpërthyes te vetura në afërsi të “Grandit” (Foto)
Lexo po ashtu Nuk ka mjet shpërthyes te vetura në afërsi të “Grandit” (Foto)

“Kësisoj në vendin e ngjarjes janë ftuar ekspert të njësiteve të specializuara policore për ekzaminim të detajuar të veturës në mënyrë që të përjashtohet çdo dyshim i mundshëm i ndërlidhur me prezencën e kësaj veture në rrugën e sipër cekur”.

“Ndërkohë që ekzaminimet kanë përfunduar dhe nuk kanë rezultuar me ndonjë gjë të dyshimtë policia ka identifikuar ngasësin e veturës,  S. Z. mashkull, serb, 28 vjeç, i cili është intervistuar nga ana e policisë” thuhet në njoftim.

“Gjithashtu janë intervistuar edhe disa persona të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. Në bazë të një hetimi preliminar të bërë nga ana e policisë, mbështetur edhe në dokumentacionin mjekësor të prezantuar nga ana e ngasësit si dhe rekomandimin e mjekëve, është ngritur dyshimi që ngasësi i veturës të jetë person me një shkallë të lartë të dëmtimit mendor si dhe person i varur nga substancat narkotike”.

“Përgjatë gjithë kohës sa është zhvilluar ngjarja, policia ka koordinuar veprimet e saja me prokurorin e shtetit. Për rrjedhojë, pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme vetura është konfiskuar dhe ndaj ngasësit të veturës është shqiptuar masa administrative me gjobë për veprimin kundërvajtës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori