Shoferi ka thënë se e vuri qenin në timon, për ta mësuar që të voziste
Kur të gjithë janë mbyllur nëpër shtëpi si pasojë e pandemisë, rrugët dhe autostradat kanë mbetur të boshatisura, ndërsa disa shoferë po e shfrytëzojnë këtë mundësi që të bëjnë gara ilegale me vetura, transmeton Telegrafi.
Në Toronto të Kanadasë, njësitet policore e kanë ndaluar një veturë që po vozitej me 175 kilometra në orë, në një rrugë të boshatisur.
Gjatë kësaj vozitje të rrezikshme, vetura i shkaktoi dy aksidente të lehta, por ky nuk është lami kryesor dhe i çuditshëm që e raportuan policët që mbetën të hutuar.
Me ta ndaluar veturën, policët e gjetën në prehrin e shoferit një qen, putrat e të cilit ai po i mbante për timoni dhe përpiqej t’i mësonte si të drejtonte veturën.
“Timonin ishte duke e mbajtur një pitbull, ndërsa shoferi tha me shumë bindje, se është duke ia mësuar vozitjen”, ka thënë policja Heathe Axtman, duke thënë se ky është arsyetimi më i çuditshëm në 12 vitet e saj që në këtë detyrë.
Krahas një numri të akuzave mbi shoferin, si ngasje e pakujdesshme, përplasje dhe ikje, vozitje nën efektin e alkoolit dhe rrezikim të jetës së vet dhe të kafshës, atij i është marrë edhe qeni që është dërguar në një qendër dhe ka gjendje të mirë. /Telegrafi/